Tre vite më parë më i votuari, sot jashtë Kryesisë/ Çfarë ka ndodhur mes Ditmir Bushatit dhe PS-së?

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është një nga emrat që u la jashtë Kryesisë së PS. Kryeministri Edi Rama,  prezantoi sot kandidatët për Kryesinë e re socialiste gjatë punimeve të Asamblesë.

Emri i Bushatit nuk figuronte as si kandidat për Kryesinë dhe as për Sekretariatin.

Tre vite më parë, kur Asambleja e PS zgjodhi Kryesinë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Ditmir Bushati, ishte më i votuari.

Ky moment u interpretua si një afrim mes Bushatit dhe Ramës, raportet e të cilëve ishin ftohur ndjeshëm që prej largimit të tij si ministër dhe deputet.

Pas tre vitesh, ish-ministri i Jashtëm e sheh veten jashtë strukturave drejtuese të PS.

Krahas Bushatit, janë përjashtuar nga Kryesia e PS edhe Olta Xhaçka, e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria, si dhe Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK për abuzim me fondet e BE.

Anëtarët e Asamblesë së PS, do të votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj dhe Sekretariatin.

Po sot, PS caktoi edhe drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, duke ndezur kështu zyrtarisht motorët e fushatës elektorale të 2025.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary