Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shkodër në lagjen Rus.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një Range Rover me ngjyrë të bardhë.

Momentalisht, bëhet me dije se nuk ka të lënduar fatmirësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 7.09.2024 12:38