Diskutimet me dyer të mbyllura/ Noka me superlativa për Gjekmarkajn: Ka bërë më shumë se askush tjetër për lirimin e Berishës. Bravo i qoftë!

Flamur Noka në diskutimet me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka ngritur lart figurën e Agron Gjekmarkajt si njeriu që është angazhuar më shumë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për lirimin e kryetarit Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës

“Ne jemi duke hyrë në një betejë. Kemi 3 vjet që sillemi në vorbull se na ka përçarë Edi Rama. Sot investon që ne të qëndrojmë të përçarë.

Jemi në demokraci dhe kjo do të thotë liri fjale dhe liri mendimi. Jemi duke hyrë në një betejë që s’ka kthim. Kjo nuk është vetëm e jona, por e atyre demokratëve që na ndjekin.

Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, më shumë se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja.

Jemi bashkuar dhe duhet të bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Kemi kërkuar në gjykatë që Berisha të njihet si kryetar dhe më pas të kërkojmë në Kuvend bashkimin e Berishës në grupin parlamentar.”


Shtuar 6.09.2024 20:07