Aksident në Korçë, shoferi pëson infarkt në timon, dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulevardin Republika të Korçës, pas një infarkti të papritur të një drejtuesi automjeti, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi që po drejtonte një automjet tip Volkswagen, ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të tij.

Të lidhura

None found

Raportohet se drejtuesi i Volkswagen-it, është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar faktorët e mundshëm që kontribuuan në këtë ngjarje të rëndë.


Shtuar 2.09.2024 10:48