E rëndë në Tiranë, 4-vjeçarja rrëzohet aksidentalisht në qendrën tregtare, dërgohet me urgjencë në spital

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka njoftuaron se në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, një 4-vjeçare ka ngecur aksidentalisht në hapësirën mes shkallëve.

sipas informacioneve policore, e mitura është dëmtuar dhe ndodhet në spital.

“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 1.09.2024 13:48