Trajneri i Rangers, Clement: Jam i kënaqur të mirëpres Bajramin

Trajneri i skocezëve të Rangers, Philippe Clement ka komentuar blerjen më të fundit, atë të mesfushorit kuqezi, Nedim Bajrami.

“Nedim Bajrami është një lojtar që e kemi vëzhguar me vëmendje për një periudhë kohore dhe jemi të lumtur ta shtojmë atë në skuadrën tonë”.

“Shumë nga mbështetësit tanë e kanë ndjekur në Kampionatin Evropian, si dhe duke luajtur në Serie A sezonin e kaluar”.

“Nedim është dikush që ka përvojë të luajë në ndeshje të mëdha dhe ne jemi të kënaqur që ai ka vendosur që Rangers është klubi i duhur për të në këtë pikë të karrierës së tij”.


Shtuar 31.08.2024 18:20