Do mbyllet Telegrami? Flasin drejtuesit e aplikacionit: Nuk ka asgjë…

Drejtuesit e aplikacionit të njohur i mesazheve Telegram, thonë se pronari i tij, Pavel Durov, i arrestuar në Francë, “nuk ka asgjë për të fshehur”.

Durov u ndalua në një aeroport në veri të Parisit, me një mandat arresti për shkelje në lidhje me aplikacionin e krijuar vite më parë.

Akuzat janë se Durov nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm për ndalimin e përdorimit të Telegramit, për qëllime kriminale dhe se ka dështuar të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit lidhur me trafikun e drogës, përmbajtjet e dënueshme me sfond s*ksual për të miturit dhe mashtrimet.

Në një deklaratë, Telegrami insistoi se “qasja e tij e moderuar është brenda standarteve të industrisë dhe po përmirësohet vazhdimisht”.

Durov po udhëtonte me avionin e tij privat dhe ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti, në kuadër të një hetimi paraprak të autoriteteve të rendit.

Rrjeti i koduar Telegram, që ka thuajse një miliard përdorues, ka ndikim veçanërsht në Rusi, Ukrainë dhe republikat e ish-Bashkimit Sovjetik.

Telegram, renditet si një nga platormat më të mëdha pas Facebook, YouTube, WhatsApp, Instagram, TikTok dhe Wechat.

Pavel Durov, i lindur në Rusi, dhe i vëllai i tij e themeluan rrjetin Telegram në 2013, dhe një vit më vonë, ai u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë, për të mbyllur grupet kritike në platformën e tij të mediave sociale VKontakte, të cilën e shiti.


Shtuar 26.08.2024 14:13