Vetëm 59% e të rinjve të regjistruar për degën mjekësi e përgjithshme, kanë marrë pjesë në konkurs.
Në mbyllje të konkursit për këtë program studimi, QShA bën të ditur për A2 CNN se testit elektronik iu nënshtruan 1202 kandidatë.
Rriten kështu shanset e atyre që synojnë këtë degë, e cila këtë vit ka 430 kuota në raport 1 me 3. Për mjekësinë e përgjithshme ishin regjistruar 2030 maturantë.