Champions League/ Hoxha 63’ në fitoren e Dinamos me Karabakun, Zhegrova shënon gol për Lilën

Faza finale e Champions League 2024-2025 është vetëm 90’ larg për Dinamon e Zagrepit të Hoxhës dhe Lilës së Zhegrovës.

Skuadra kroate ka mundur sot 3-0 ekipin e Karabag dhe shkon në takimin e kthimit me avantazh të konsiderueshëm golash.

Në këtë takim Arbër Hoxha ishte titullar dhe luajti plot 63’ duke ndihmuar ekipin e Jakiroviç që të prenotojë një vend mes më të mirave të Europës.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe fantazistin e kosovar të Lilës, Zhegrova. Ky i fundit ishte autor i njërit prej dy golave të shënuar nga skuadra franceze në ndeshjen e parë me çekët e Slavias së Pragës.


Shtuar 21.08.2024 00:58