KORFUZ– Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.00 në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit.
39-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Të lidhura
None found
Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht konfirmuan vdekjen e 39-vjeçares.
