Detaje të reja zbulohen minutë pas minute për Caroline Crouch e cila u vra nga bashkëshorti i saj Babis.
Autopsia ka rrëzuar sërish dëshminë e Babis, i cili deklaroi se krimi ndodhi pas një sherri fizik mes tyre, duke zbuluar se ka ndodhur e kundërta.
Të lidhura
None found
Mediat greke raportojnë se autopsia tregon se viktima ka vdekur teksa po flinte gjumë.
Eksperti mjekoligjor që ka bërë analizën, tha se “menjëherë sapo pashë orën në dorën e viktimës, e dija se ajo regjistron të gjithë parametrat jetësorë, përfshirë këtu aktivitetin kardiak. U kërkova që ta hiqnin orën nga dora dhe ta dërgonim në laborator për ekzaminim”.
Nga të dhënat e shqyrtuara, mendohet se viktima është sulmuar kur ishte duke fjetur gjumë. Gjithçka zgjati rreth 5 ose 6 minuta duke bërë që ekpertët të deklarojnë se vdekja e 20 vjeçares ishte e dhimbshme dhe në agoni. /albeu.com/
