Gazetari zbardh raportin: Si ishte masakruar Egli Proga!

Gazetari Lutfi Dervishi, ka publikuar një pjesë të raportit të mjekësisë ligjore të të ndjerit Egli Proga, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike disa ditë më parë, dhe për të cilën prokurori ngriti akuzë të lehtësuar ndaj vrasësit Denis Meçe për “vrasje nga pakujdesia”, gjë që shkaktori reagime të shumta në publik.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Lutfi Dervishit:

“Një goditje” dhe tre pyetje?

Ja çfarë thotë prokurori:

(siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën)! Kjo qenka arsyeja që akuza tha se është “vrasje nga pakujdesia”

Por…, viktima ka:

“Në pjesën e ballit të anës së majtë vihet re hematomë, ekimozë me madhësi 5×3 cm. Hunda në pjesën e kurrizit ka një hematomë 2 cm pa sekrecione. Në pjesën e faqes së majtë vihet re dërmishje pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit të majtë deri tek veshi i majtë. Vesh i majtë me mbetje njolla si ato të gjakut të mpiksur. Goja e mbyllur, gjuha nëzgaavrën e saj dhëmbët të pranishëm poshtë dhe lart me mbetje si ajo e gjakut të mpiksur në sipërfaqen e tyre. Gjithashtu vihet re lacerim i buzës së poshtëme në aën e majtënga brenda me diametër 1 cm. Dërmishje në buzën e sipërme, në pjesën e mjekrës dhe faqes së djathtë. Llapa e veshit tëmajtë me hetomë me praninë dhe të dërmishjeve. Tek supi i majtë vihet re një dërmishje me përmasa 2.5x1cm. Në pjesën e parakrahur të majtë afër dorës vihet re një dërmishje me përmasa 2x2cm.
Tek gjuri i majtë viher re ekimozë me përmasa 4x1cm. Në testet e kufomës vihet re lëndim”

Tre pyetje për policinë, prokurorinë dhe gjykaten

Pyetje nr 1: “një goditje ka shkaktuar gjithë këto lëndime?” A masakrohet një njeri me një grusht???

Pyetje nr 2:”vetëm një person e ka goditur viktimën?”
“Ai porositi dy birra nje per vete dhe nje per nje te dyte qe nuk e njihte fare?!”

Pyetje nr 3: cilat janë arsyet që nuk zbardhet një ngjarje në mes të qytetit, në mes të ditës, e filmuar nga kamerat dhe me plot dëshmitare…?


Shtuar 14.08.2024 19:52