Të shtëna me armë gjatë festës familjare në Kosovë, arrestohet 38-vjeçari

Gjatë një feste familjare në Kosovë, janë regjistruar të shtënat me armë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Morina” në Prizren, ku gjatë një feste familjare pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe të njëjtit i është sekuestruar arma ilegale.

Personi i arrestuar është Sefer Brando, rreth 39-vjeçar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas marrjes në pyetje është ndaluar me afat 48 orësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ndaj tij dhe brenda afatit ligjor do të dorëzohet kallëzimi penal.


Shtuar 10.08.2024 08:56