Stuhia e breshërit godet Elbasanin, dëmtohen të mbjellat

Temperaturat e larta i kanë lënë vendin një stuhi të madhe breshëri në qytetin e Elbasanit.

Pasditen e sotme, stuhia e breshërit e cila zgjati reth 20 minuta ka shkaktuar dëm të madh në tokat e mbjella në njësinë administrative të Treganit.

Dëmet  më të mëdha janë regjistruar në fshatin Muçaj ku janë dëmtuar pothuajse plotësisht 150 ha ullishte dhe 20 ha vreshtari.

Si pasojë, fermerët kërkojnë që të bëhet përllogaritja e dëmeve dhe të dëmshpërblehen nga qeveria pasi janë e vetmja mënyrë jetese për ta.


Shtuar 18.06.2021 20:49