“Shtëpia e dembelëve, u flisja gjithmonë…”/ Bled Mane thumbon banorët e BBV: Ku janë ata të edicionit të 3? Kanë humbur

Në Pogradec është organizuar për herë të parë Festivali i Peshkatarëve nga gazetari i njohur, Bled Mane. Ky i fundit ka mbledhur të apasionuarit pas peshkimit nga zona të ndryshme të Shqipërisë, për të promovuar zanatin e tyre.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, gazetari u shpreh se ka bërë një gjë të tillë për të argëtuar njerëzit gjatë verës, duke qenë se gjatë vitit i mbajnë para ekranit me politikë dhe krime.

Teksa gazetarja i tha se që kur doli nga “Big Brother VIP 2”, ai nisi me projekte të ndryshme, Mane hodhi një thumb për ish-banorët, sidomos për ato të edicionit të tretë.

“Big Brother” është shtëpia e dembelëve dhe u flisja gjithmonë ‘more shkunduni, këndoni, bëni projekte’. Kanë humbur, sidomos këta të BBV 3. Ku janë? Po i kërkon Aida Shtino”, tha gazetari i njohur.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Çne ti në Pogradec me një Festival Peshkatarësh?

Mane: Do më ngacmosh ti tani?

Gazetarja: Të ka frymëzuar diçka? Sa dole nga “Big Brother VIP”, vrull me festivale. Festivali i Gjysheve, Festivali i Peshkatarit

Mane: “Big Brother” është shtëpia e dembelëve dhe u flisja gjithmonë ‘more shkunduni, këndoni, bëni projekte’. Kanë humbur, sidomos këta të BBV 3. Ku janë? Po i kërkon Aida Shtino. Dëgjo, ky është edicioni i parë i Festivalit të Peshkatarëve dhe javës tjetër jemi në Përmet te Festivali i Gjysheve. Përveç profesionit është mirë të merremi edhe më gjëra të tjera. Gjithmonë n’a thonë ‘gazetarë lëpirësa iu paguan qeveria…’. Kështu që ne jemi këtu për të punuar, për të argëtuar njerëzit dhe veçanërisht neve na takon, ne që i mbajmë gjithë vitin të mbërthyer para ekranit me strese, me politikë, me krime, të paktën gjatë verës të bëjmë gjëra të bukura, të fillojnë të n’a duan.


Shtuar 8.08.2024 12:53