Zjarret nuk ndalen, marrin flakë bimësitë në “Uznovë” në Berat

Një zjarr ka rënë në lagjen “Uznovë” në Berat,pranë vendit të quajtur “Zagorja”. Zjarri ra shumë pranë banesave të lagjes dhe filloi të përhapej me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperarurat e larta.

Pas njoftimit të marrë,në vendin e zjarrit shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës me dy mjete, të cilët konstatuan se një fushë me bimësi dhe bar të thatë ishte përfshirë nga flakët. Nga zjarri rrezikoheshin seriozisht banesat që ndodheshin në afërsi por fatmirësisht zjarri u vu shpjet në kontrroll nga zjarrëfikësit.

Zjarri u vu aksidentalisht nga një banore e zonës që digjte në oborrin e banesës mbeturina. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 dynym bimësi dhe shkurre.


Shtuar 4.08.2024 20:00