E ardhmja e Nico Williams vazhdon të jetë e paqartë nëse do të vazhdoj me Athletic Bilbaon apo do të largohet.
Shumë skuadra janë vënë pas tij, derisa Barcelona është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë.
PSG, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal gjithashtu janë të interesuar për transferimin e tij, megjithatë lojtari dëshiron vetëm Barcelonën.
Nga ana tjetër Bilbao po i bën presion për vazhdimin e kontratës me kushte të përmirësuara, por që do të ketë edhe një klauzolë të re largimi.
Aktualisht klauzola e largimit të Nico Williams është 60 milionë euro, një shumë e përballueshme nga të gjitha klubet që e duan atë.
Por në rast se Nico Williams vazhdon kontratën me Bilbaon deri në vitin 2029, atëherë klauzola e re do të jetë prej 100 milionë eurove.
Barcelona nga ana tjetër i ka vënë ultimatum sulmuesit të vendos sa më shpejt për të ardhmen. /Telegrafi/