VIDEO/ Ilir Meta në pyjet e Qafë Shtamës: Këtu oksigjeni është mbretëror

Ditën e sotme, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është rikthyer sërish videove në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kryer veprimtari fizike.

Pasi publikoi foto nga paralelja në periferi të Tiranës, Ilir Meta, sot ishte duke bërë vrap në malin e Qafë Shtamës.

Ai ka postuar një video, teksa dallohet duke vrapuar drejt kamerës së telefonit dhe përshëndet fansat.

“Mirëmëngjes nga Qafë Shtama, aty ku jo vetëm uji, por edhe oksigjeni është mbretëror”.


Shtuar 28.07.2024 10:59