Në luftë me flakët në Dropull, një prej zjarrfikësve dërgohet me urgjencë në spital

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë, kanë bërë që vatrat e zjarreve në Dropull, të vijojnë të jenë aktive.

Sipas informacioneve, një nga zjarrfikësit e Bashkisë, ka humbur ndjenjat në luftë për shuarjen e zjarrit.

Zjarrfikësi është transportuar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sakaq, mësohet se zjarrfikësit dhe trupat e Forcave të Armatosura janë në terren.


Shtuar 23.07.2024 12:56