Nga dhuna ndaj gruas tek kanosja ndaj babait, arrestohen tre persona në Korçë

Arrestohen tre persona në Korçë dhe Pogradec. Mësohet se 32-vjeçari Gj.K nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar makinën, të cilën e drejtonte në gjendje të dehur.

Ndërkohë është arrestuar 41-vjeçari F.H pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Në pranga u vu edhe 42-vjeçari D.R, pasi kanosi me fjalë të atin i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Gj. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e prindërve të tij, dhe ka kanosur me fjalë babanë, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.


Shtuar 19.07.2024 17:39