Berisha: Çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga qeveria Rama gjatë fluksit turistik

Kreu i Partisë Demikratike Sali Berisha në fjalimit e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe statistikat e qeverisë së tij tregojnë shifra jo reale dhe përpiqen të fshehin shifrat e vërteta të numrit të turistëve dhe të të ardhurave që shteti Shqiptar ka fituar në vitin e shkuar.

Kreu i PD-së theksoi se sipas statistikave të qeverisë Rama, raportohet se çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro nga fluksi turistik,ndërkohë që kjo llogari logjikisht nuk mund të jetë reale

“Edi Rama dhe televizionet e tij turiste, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se vitin e kaluar morën, patën 10.1 milionë turistë. Mirëpo, po statistikat e narkoqeverisë së Edi Ramës thonë se në 109 mijë shtretër turistikë të Shqipërisë, u regjistruan gjithsej 6 milionë net fjetje. Pra, miqtë e mi, me këtë llogari i bie se çdo turist fjeti në Shqipëri dy orë më shumë se gjysëm nate, apo një orë më shumë se gjysëm nate. Nga 10 milionë, janë 6 milionë net. Më falni, nuk po shkoj larg unë, as në Spanjë, as në Itali, Francë apo ndonjë vend tjetër, por po ndalem këtu në Mal të Zi, 100 e ca kilometra që këtu. Ky vend, vitin e kaluar ka regjistruar 2.6 milionë të ardhur në Malin e Zi. Dhe ka regjistruar 16.3 milionë net fjetje. Pra, turisti në Malin e Zi, 180 kilometra nga Tirana, ka regjistruar me 2.6 milionë, 16.3 milionë net, apo 6.2 net për turist. Ka regjistuar pra miqtë e mi, fiks mbi 10-fishin e netëve për turist të Shqipërisë. Pra, qytetari i Malit të Zi, ka përfituar nga taksat e këtyre net fjetje, 10 herë më shumë se qytetari i Shqipërisë. 10 herë më shumë, por unë po i marr të dhënat siç janë. Ku kanë shkuar këto? Që të gjitha këto 10 herë më pak për shqiptarët atëherë, kanë shkuar në kontot bankare të klientelës së Edi Ramës, qeveritarëve, por jo në taksa që duhet të ktheheshin në buxhet për arsimin, shëndetësinë, për rrogat, pensionet. Prapë vazhdojmë me këtë analizë, Edi Rama ka shndërruar këtë sektor në një mallkim për qytetarët. Po pse? Në vitin 2022, Ministria e Financave me fatura, konstaton se nga 7.2 milionë turistë, fjetjet e tyre në Shqipëri janë xhiruar 140 milionë euro. Nga të cilat janë paguar si TVSH me 6 përqind, që është TVSH e tyre, 8.5 milionë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kanë ndarë pra, nga 7.2 milionë turistë, 8.5 milionë. Po t’i heqim kreditimin e TVSH, i bie 8 milionë. Pra o miqtë e mi, në këtë pasuri përrallore, çdo qytetar i këtij vendi, përveç atyre që janë pronar hotelesh e motelesh, ka përfituar 4 euro. Në qoftë se kemi përfituar gjithsej 8 milionë euro si popull dhe 4 euro për person, kemi shpenzuar nga paratë e buxhetit, nga taksat tuaja, kemi investuar në resortet turistike të klaneve të Edi Ramës, 430 milionë euro në vit,” tha Berisha.


Shtuar 17.07.2024 20:56

Tags: ,