Maqedonia e Veriut është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të Euro 2020 përballë Ukrainës.
Skuadra e drejtuar nga Sevchenko arriti të realizonte dy herë brenda pjesës së parë.
Fillimisht topin në rrjetë e dërgoi Yarmolenko në minutën e 29’ dhe vetëm 4 minuta më dyfishoi Yaremchuk.
Maqedonia do të shkonte në pushim me disavantazhin e dyfishtë.
Pjesa e dytë nisi me një Maqedoni tjetër e cila filloi të karkonte golin me më ngulm dhe ia arriti të realizonte me Alioskin në minutën e 57’.
Ballkanasit nuk do të arrinin më ta dërgonin topin në rrjetë, ndërsa Ukraina do të humbte shansin për golin e 3 në minutën e 83’ kur ylli i Atalantës do të gobonte nga 11 metërshi.
2-1 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje që rrit shanset për një kualifikim të Ukrainës dhe “zbeh” në maksimum ato të Maqedonisë. /albeu.com/