Aksion “blic” në Dibër: Hiqen 20 patenta, 80 drejtues mjetesh dërgohen në komision

Njësia Operacionale Lëvizëse e Qarkullimit Rrugor u stacionua sot në të gjitha rrugët kryesore të Qarkut Dibër.

Raportohet se 20 shoferëve u janë hequr patentat, ndërkohë 80 drejtues të tjerë mjetesh janë dërguar në komision.

Aksioni i Njësisë Operacionale Lëvizëse do të vijojë edhe në orët në vazhdim në të gjithë qarkun Dibër, ku në shënjestrën e tyre do të jenë edhe mjetet e transportit publik.


Shtuar 11.02.2020 18:25