1 mijë të vdekur, OBSH ndryshon zyrtarisht emrin e coronavirusit

Coronavirusi tashmë ka një emër të ri zyrtar.

Termi aktual coronavirus nuk ishte i saktë, sepse përcakton familjen e virusit, ku përfshihen edhe viruse të së kaluarës si SARS.

Organizata Botërore, me anë të drejtorit të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, zbuloi sot në një konferencë në Gjenevë emrin zyrtar, që do të jetë COVID-19.

COVID-19 është akronimi i anglishtes “coronavirus disease 2019”, pra sëmundja e coronavirusit e vitit 2019. Duke i dhënë emrin virusit, OBSH-ja zbatoi rregullat e reja për përcaktimin e sëmundjeve, që nuk lejon referenca gjeografike, etnike ose kafshërore, që mund të gjenerojnë panik ose stereotipe.

Viktimat e coronavirusit në Kinë tashmë janë mbi 1 mijë. Zyrtarët kinezë publikuan shifrat më të fundit të viktimave dhe të të prekurve nga virusi i rrezikshëm që vazhdon të përhapet me ritme të shpejta në gjithë vendin.

Ata thanë se vetëm të hënën ndërruan jetë 103 të sëmurë, duke thyer rekordin ditor të viktimave që ishte vendosur të dielën


Shtuar 11.02.2020 18:29