Fermeri nga Lushnja: Vuçiç e ka mbytur Shqipërinë me prodhim serb

Fermeri nga Lushnja, Franc Kaloshi, është shprehur se bujqësia në Shqipëri është në situatë të vështirë, për shkak të futjes së prodhimit nga vendet e tjera.

Kaloshi në emisionin “Good Morning Albanians”, u shpreh se gruri shqiptar konkurron kryesisht me atë serb dhe Ukrainas. Ai tha se Vuçiç e ka mbytur Shqipërinë me prodhim serb

Ai tha gjithashtu, se janë edhe disa tregtarë që importojnë grurë nga mënurë të paligjshme dhe kriminale, të cilët sipas tij, kanë edhe kalatat e tyre në Portin e Durrësit për shkarkimin e anijeve.

“Unë nga vendi im nuk dua të largohem. Kam investuar miliona euro këtu, kam investuar në magazine, në mjete bujqësore. Pse duhet të iku unë nga këtu, për shkak të një të çmenduri. Një njeri që mendon se mund ta drejtojë vendin e ta çojë në humnerë.
Këto janë pasojat e ‘Open Balkan’. Nuk është budalla Vuçiç, është i zgjuar. E ka mbytur vendin tonë me prodhimin e vetë. E ka mbytur vendin tonë me prodhimin e vetë.

I subvencionon fermerët atje dhe gjithë prodhimi i Serbisë vjen këtu. Nuk ka naftë buxheti i shtetit.

Nuk po na japin lekët e kafshëve, kanë nevojë për medikamente, për gjithçka. Sot private mbyll dyert, thotë ‘nuk më pëlqen gruri i Shqipërisë’.

Gruri jonë problemin kryesor e ka me vendin ngjitur, me Serbinë. Numër dy është Ukraina dhe janë 4-5 tregtarë ose importues mund t’i quaj që importojnë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale. Kanë kalatat e veta në portin e Durrësit”, tha Kaloshi.


Shtuar 10.07.2024 11:13