Dukesha e Kembrixhit kohët e fundit mori pjesë në Samitin e Cornëall me të gjithë familjen mbretërore. Kjo ishte dalja e tyre e parë zyrtare, pas vdekjes së Princit Philip, në prill.
Sipas një eksperti për leximin e buzëve dhe gjuhës së trupit, nëna 39-vjeçare e 3 fëmijëve, sapo mbërriti në ngjarje, përshëndeti babanë e burrit të saj, duke i thënë: “Përshëndetje, gjysh, çfarë po bën?”. Dhe nëse ju duket e çuditshme që ekspertët e protokollit mbretëror u përqëndruan në këtë fjalë, kjo është për shkak se Dukesha e “theu” atë.
Anëtarët e familjes mbretërore, sipas rregullave, duhet t’i drejtohen njëri-tjetrit me titujt e tyre, veçanërisht kur janë në publik.
Incidenti ndodhi javën e kaluar, kur familja mbretërore mori pjesë në darkë me liderët e G7. Në këtë event, Kate kishte veshur një fustan të bardhë Alexander McQueen, të cilin e kombinoi me një palë taka bezhë./albeu.com