Mëngjesin e sotëm, u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me fondet e SASPAC. Mësohet policia dhe BKH, aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE të fondeve, SASPAC.
Gjithashtu, kontrolle po bëhen në banesat e të arrestuarve dhe zyrat e tyre.
Veç Beqajt në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, teksa janë dhënë edhe masa të arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje.
Mësohet se edhe Bjona Ziaj, konsulente financiare, është e përfshirë në skemën e faturave fiktive.
Masat e sigurisë janë ekzekutuar për të gjithë, veç Gazment Haxhisë, i cili rezulton jashtë shtetit.
Arrest në burg
Ilir Beqaj
Ermal Kurtulaj
Alfred Nikollaj
Arrest në shtëpi
Gazmend Haxhia
Elton Marini
Detyrim paraqitjeje
Bledar Leka
Bjona Zijaj