Reshjet e shiut që kanë rënë sot në qytetin e Vlorës kanë bërë që rrugët e qytetit të mbulohen nga uji.
Reshjet e shiut kanë shtuar intesitetin duke rritur dhe nivelin e ujit nëpër rrugët e qytetit të Vlorës, duke krijuar dhe trafik në rrugë për shkak të ujit që është prezent.
Bashkia e Vlorës po punon për largimin e ujit dhe pastrimin e rrugëve.
Por, ndryshimi i kushteve atmosferike në këtë fillim korriku ka bërë që edhe pushuesit që kanë qenë duke pushuar në bregdet, të largohen nga plazhet e qytetit.