Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Në aksident janë për përfshirë një automjet policie dhe një makinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lazarat, në vendin e quajtur Kordhocë.
Perplasja ka qenë frontale dhe ka shkaktuar dëmtim të rëndë të dy personave të përfshirë në aksident njëri prej të cilëve është efektiv policie.
Të lidhura
None found
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S.B.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
