Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”/ Makina del rruga, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

Mesditën e sotme rreth orës 12:20, një aksident ka ndodhur në aksin “Levan-Tepelenë”. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja.

Sakaq, raportohet se ata janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.06.2024 13:54