Gjendet një tjetër trajtim jetëshpëtues kundër COVID-19

Nga Michelle Roberts, BBC

Studiuesit thonë se kanë gjetur një tjetër trajtim jetëshpëtues kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për një infuzin intraveniz të antitrupave që neutralizon virusin, në vend që të zbusë përgjigjen inflamatore të trupit ndaj tij.

Rezultat kanë treguar se mund të ndihmojë një nga tret ë sëmurë rëndë me Covid-19.

Për çdo 100 pacinetë të trajtuar, llogarisin ekspertët, kjo shpëton 6 jetë, informon albeu.com.

Për ata që nuk kanë marrë antitrupa për luftimin e virusit, duhet t’u jepet një trajtim që kushton midis 1000 deri në 2000 paund.

Kimberley Featherstone, 37 vjeç, i cili mori trajtimin gjatë provës, tha: “ndihem shumë me fat që eksperimenti ishte duke u zhvilluar në momentin që përfundova në spital me Covid-19 dhe isha në gjendje të merrja këtë trajtim thelbësor”.

Trajtimi me antitrupa monoclonal, i bëtë nga Regenoron, lidhet me virusin për të ndaluar që të infektojë qelziat dhe të replikohet. Eksperimenti përfshiu  gati 1,000 pacientë spita;orë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe u ul ndjeshëm:

  • rrezikun e vdekjes
  • kohëzgjatjen e qëndrimit në spital, mesatarisht 4 ditë
  • gjasat që të keni nevojë për aparat oksigjeni.

Shefi i përbashkët i eksperimentut Martin Landray tha: “Dhënia e këtyre në kombinim të dy antitrupave nga një infusion intraveoz, atëherë në të vërtet ul shanset me 1/5 për të vdekur.

Pasiguria e madhe

Peter Horby, një tjetër shef hetues, tha se kishte pasur një pasiguri të madhe nëse terapitë me antitrupa ishin mënyra e duhur, kur disa studime të tjera nuk kishin gjetur asnjë përfitim, informon albeu.com.

Përdorimi i plazmës së gjakut nga pacientët e rikuperuar, që përmban antitrupa që duhet të njohin dhe luftojnë virusin, nuk ka rezultuar efektive si një terapi Covid, për shembull.

Por trajtimi i antitrupave i përdorur në provën e rimëkëmbjes përmban doza të mëdha të dy antitrupave specifikë, të bërë në laborator, që janë të mirë në kapjen e virusit pandemik.

Peter tha: “Është e mrekullueshme të mësosh se edhe në sëmundjen e përparuar Covid-19, shënjestrimi i virusit mund të zvogëlojë vdekshmërinë në pacientët të cilët nuk kanë arritur të marrin një përgjigje antitrupi të tyre.”./Përshtati nga BBC, e.b-albeu.com


Shtuar 16.06.2021 08:34