“Pas asaj që ndodhi duhet të tregoja se kush jam, krenar që jam shqiptar”, Elseid Hysaj: Mund të fitonim, por barazimi nuk është keq

Elseid Hysaj foli për mikrofonin e Klan TV pas ndeshjes me Kroacinë, ku Shqipëria barazoi me rezultatin 2-2 në një 90 minutësh dramatik.

“Ndeshja sot tregoi që mund të fitonim, por edhe barazimi nuk është keq. Pas gjithë asaj që ndodhi duhet të reagoja e të tregoja veten time. Këtu vij për të dhënë maksimumin. Falenderoj tifozët që më mbështetën. Jam krenar që jam shqiptar.

Me Spanjën duhet ta provojmë, të mos dalim nga këto ndeshje me frikën që nuk dhamë 100%. Të japim maksimumin e të shohim ç’do të ndodhi”, tha Hysaj.


Shtuar 19.06.2024 17:46