Një tren mallrash u përplas në pjesën e pasme të një treni të palëvizshëm pasagjerësh në shtetin e Bengalit Perëndimor të Indisë të hënën, ku si pasojë humbën jetën të paktën 15 persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan, ka njoftuar policia e atjeshme, në një aksident për të cilin autoritetet hekurudhore fajësuan shoferin e trenit, shkruan Reuters.
Mediat treguan imazhe të aksidentit, me kontejnerë nga treni i mallrave të shpërndara aty pranë dhe një vagon i pozicionuar vertikalisht, i cili vjen pak më shumë se një vit pasi një gabim sinjalizimi shkaktoi një nga përplasjet më të rënda hekurudhore të Indisë.
Të lidhura
None found
15 trupa janë nxjerrë në rrënojat e trenave të përplasur, njoftoi Abhishek Roy, zyrtar i lartë policor në qarkun e Darjeeling, ku edhe ka ndodhur aksidenti hekurudhor.
54 persona janë lënduar dhe janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, ndërsa po vazhdon pastrimi i terrenit për të parë nëse ka ndonjë edhe ndonjë person tjetër nën rrënoja.
Treni i mallrave goditi Kanchanjunga Express që udhëtonte për në Kolkata, kryeqyteti i Bengalit Perëndimor, nga shteti verilindor i Tripura, duke nxjerrë tre vagonë të trenit të pasagjerëve jashtë binarëve.
