“Që të mos qante Donaldi…”/ Jul Deda: E kam kërkuar Romeon te njerëzit e humbur

Ironitë mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë.

Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Arena”. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola Doçi nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.

I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur.

“E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”-tha Juli.

Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin.

“Mes Donaldi Ilirit, Luizit dhe teje, kush do e fitonte BBV?”-e pyeti Erjola.

“Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit”-tha Juli.


Shtuar 14.06.2024 23:20

Tags: ,