Lirohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho, kush e zëvendëson

Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho.

Mësohet se Braho do të zëvendësohet në detyrën e saj nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion.

Vjollca Braho ishte në detyrën e zv.ministres së Shëndetësisë që prej nëntorit të vitit 2021 kur zëvendësojë Albert Nikollën.


Shtuar 5.06.2024 16:44