Mbytja e Nikolas, 7 vjeçarit me origjinë shqiptare të shtunën e 1 qershorit në Kretë ka pikëlluar komunitetin e banorëve atje.
I vogli kishte shkuar në det të lahej me një shok kur duket që është rrëmbyer nga dallgët dhe nuk ia ka dalë.
Trupi i të voglit u pa nga kalimtarë, e megjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmën e parë për ta shpëtuar Nikolas u vogël nuk ia doli.
Nëna e tij kishte vetëm pak muaj që kishte lindur fëmijën e dytë dhe ndodhej në shtëpi duke u kujdesur për foshnjen kur ndodhi tragjedia. Ndërsa i ati kishte qenë në punë kur mësoi lajmin tragjik.
Prindërit e Nikolas ishin njerëz të thjeshtë që punonin gjithë ditën për t’u ofruar më të mirën fëmijëve të tyre. Në polici është marrë dëshmia e prindërve, ndërsa kryebashkiaku Viannos, Pavlos Baritakis, pranoi se plazhi nuk kishte roje shpëtimi, shkruan media greke protothema. .