VIDEO/ ‘Me i pas dy jetë, i kisha dhënë për ty’, publikohet kënga e plotë e Kombëtares përpara ‘Gjermani 24’

Më shumë se një këngë, himni që do shoqërojë Kombëtaren në finalet e Europainit 2024 është një mesazh i shkëlqyer promovimi për Shqipërinë. Albania, kështu quhet himni që këngëtarit Capital T i është besuar nga FSHF.

Tanimë kënga dhe klipi janë të plota në Youtube, ndërsa promovohet Shqipëria. Nga ujërat e kristaltë, sitet arkeologjik, kalatë e kështjellat, si edhe qytetet në Shqipëri e Kosovë e Maqedoninë e Veriut nuk kanë munguar në këtë klip.

Në qendër të vëmendjes edhe ndeshjet kualifikuese, si edhe festa kuqezi pas sigurimit të një vendi në ‘Gjermani 24’. ‘Me i pas dy jetë, i kisha dhënë për ty’ apo edhe ‘Dardani, kudo kam shëtitur, por e kam ditur që s’ka si ty’, këto janë disa fragmente nga poezia që Capital T sjell.

 


Shtuar 30.05.2024 17:56