Tërheqja e Cikalleshit nga Kombëtarja, Asani: Ndihem i privilegjuar, prej teje mësova shumë

Sokol Cikalleshi u tërhoq nga kombëtarja, pasi nuk u ftua për në Europian.

Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku e falënderon futbollistin për atë që i ka mësuar.

“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën.Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”, shkruan Asani.