Gjenden 7 pako me kokainë të fshehura në një furgon në Portin e Durrësit, 2 të arrestuar

Shtatë pako me kokainë janë gjetur të fshehura në një furgon mallrash gjatë kontrollit në portin e Durrësit. Furgoni ipërket kompanisë ‘Bledi Travel” e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.

Report Tv mëson se në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç, shoferi i furgonit dhe një person tjetër. ndërkohë që po vjojnë hetimet për të zbuluar të implikuarit e tjerë të këtij rrjeti të trafikut.

Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje.

Ku u gjet kokaina

Furgon me targa Angleze i është nënshtruar kontrollit pasi kishte sinjalizime se brenda tij kishte sende të paligjshme. Skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia.


Shtuar 25.05.2024 08:45