Zyrtare, Milani shkarkon Piolin

“Milani falenderon Stefano Piolin dhe stafin e tij për punën e bërë në pesë vitet e fundit. Titulli kampion i fituar gjatë punës së tyre do të mbetet përgjithmonë në histori”.

Kjo ishte pjesë e komunikatës nëpërmjet së cilës Milani ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Stefano Piolin.

Të shtunën Pioli do të jetë për herë të fundit në stolin e Milanit në ndeshjen përballë Salernitanës.

Ndërsa në Australi në miqësoren e programuar mes Milanit dhe Romës, në pankinën kuqezi do të ulet Daniele Bonera.


Shtuar 24.05.2024 13:09