Talenti i Hertha Berlinit lë Gjermaninë për Kosovën (FOTO LAJM)

Talenti i Hertha Berlinit, Dion Ajvazi ka pranuar të përfaqësoj Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur FFK përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i tyre:

Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës.

Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.

Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin.

Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese.

FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.


Shtuar 14.06.2021 13:19