Ancelotti kërkon rikthimin e James Rodriguez te Real Madridi

Me shumë gjasa nuk do të ketë një tjetër bashkim mes Ancelottit dhe James Rodriguez. Fantazisti kolumbian u transferua verën e kaluar nga Real Madrid te Everton dhe tani me rikthimin e trajnerit italian në Spanjë, janë shtuar zërat për të njëjtën lëvizje edhe të James.

29-vjeçari nuk e mohoi menjëherë diçka të tillë port ha se do t’i pëlqente të qëndronte edhe një vit tjetër në Premier League me Everton. Vetëm nëse “Los Blancos” do të largonin disa lojtarë të tepërt në verë atëherë drejtuesit do të plotësonin dëshirën e Ancelottit për të patur sërish kolumbianin në skuadër.

Shtuar 14.06.2021 13:23