SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Me urdhër të SPAK, janë lëshuar 50 urdhër-arreste për kapjen e kontigjentëve të krimit.

Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim.

Ndërkohë, në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.


Shtuar 17.05.2024 08:25