“Kemi ende punë, duam Kupën”, Bruno Fernandes zbulon të ardhmen: Ja kur do të largohem nga United

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka folur për sezonin aktual, objektivat dhe të ardhmen e tij.

Të gjitha këto, portugezi i “Djajve të Kuq” i ka thënë në një prononcim për SkySport, pas fitores 3-2 ndaj Newcastle në kampionat.

“Puna nuk ka përfunduar ende, kemi një ndeshje në Prermier League dhe më pas ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finale e FA Cup.

Ka qenë një sezon i vështirë për ne, këtë e tregon edhe renditja, të gjithë jeni të vetëdijshëm për këtë. Mund të them se të gjithë dhamë maksimumin, edhe nëse kjo nuk mjafton.

E ardhmja ime? Unë do të jem këtu për sa kohë që klubi do të më dojë dhe klubi të dëshirojë që unë të jem pjesë e projektit të së ardhmes.

Nëse për një arsye nuk më duan, atëherë unë do të largohem”, është shprehur Bruno Fernandes.