8 lojtarë pa kontratë, 2 me oferta dhe 2 në shitje, Tirana rrezikon një formacion të tërë

Pranimi i kërkesës së Tiranës për licensim në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin 2024-2025 ka qartësuar më në fund ambientin e klubit.

Kryeqytetasit marrin ‘dritën jeshile’ për t’i dhënë start revolucionit që këtë verë.

Ky sezon u mbyll si një dështim duke mos u kualifikuar në Final Four e duke shpresuar për një fitore të Egnatias në Kupë në mënyrë që të kualifikohen në Europë

Merkato e verës do të jetë deçizive, shumë largime janë projektuar ku preken edhe titullarë absolut.

Plot 8 lojtarëve u përfundon kontrata më 30 qershor: Bruno Lulaj, Filip Najdovski, Gledi Mici, Florian Përgjoni, Regi Lushkja, Ardit Deliu, Patrick dhe Kristal Abazaj.

Hoxhallari dhe Latifi kanë oferta nga jashtë, ndërsa në shitje janë talentët Mustafa Abdullahu dhe Jordi Jaku që do të largohen vetëm për shuma të majme.

Plot 12 lojtarë që kanë mbajtur peshën kryesore të formacionit titullar të Tiranës.

Megjithatë, jo të gjithë do të largohen pasi bisedimet me disa kanë nisur për rinovim.

I sigurtë është vetëm largimi i Filip Najdovskit i cili ka tërhequr edhe letrat nga klubi.

Një formacion drejt largimit:


Shtuar 16.05.2024 16:09