Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, 6 familje hipin në tarracë dhe kërcënojnë se do të…

Gjashtë familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar.

Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.

Raportohet se familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

IKMT sapo ka mbërritur dhe është në pritje.


Shtuar 15.05.2024 09:39