Raportimet e fundit tregojnë se Liverpooli ka hyrë në kontakt me njerëzit që përfaqësojnë Felix Nmecha, mesfushorin e Borussia Dortmundit, por një lëvizje e menjëhershme për lojtarin gjerman ende nuk është në horizont.
Burime pranë Sky Sport bëjnë të ditur se Nmecha ka rënë në sy falë paraqitjeve të tij të forta në qendër të fushës për Dortmundin.
Të lidhura
None found
Gjithsesi, Liverpooli aktualisht po fokusohet te ca objektiva të tjerë, me Lamine Camara të Monacos dhe Alex Scott të Bournemouth që konsiderohen si prioritete më të larta në listën e klubit anglez.
Mesfushori 25-vjeçar kaloi te Dortmundi në merkaton e verës së vitit 2023 dhe kontrata e tij zgjat deri në vitin 2030, çka i jep skuadrës gjermane një avantazh të qartë në çdo negociatë të mundshme nëse Liverpooli vendos të përshpejtojë interesimin.
Nmecha ka grumbulluar 123 ndeshje zyrtare me fanellën e Dortmundit, duke realizuar 15 gola dhe duke shërbyer tetë asistime për shokët e skuadrës.
Për momentin vlera e tij në treg llogaritet rreth 65 milionë euro, ndërsa thuhet se ekziston një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh në kontratën e lojtarit.





