Qëlluan 10 herë me armë shqiptarin në Spanjë, arrestohen 3 autorët e dyshuar, pjesë e një organizate kriminale

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që u regjistrua më 13 prill të këtij viti në Spanjë, ku shënjestër ishte një 33-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare në Guadalmina në Marbell, ku shqiptari u qëllua rreth 10 herë me armë zjarri, duke mbetur kështu i plagosur. Autoritetet kanë mundur të identifikojnë tre autorët që planifikuan atentatin dy prej të cilëve me kombësi shqiptare dhe një tjetër nga Kolumbia.

Raportohet se dy autorët shqiptarë janë më precedentë penal të mëparshme, për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa raportohet se janë pjesë e një organizate kriminale. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 12 mijë euro, disa celularë dhe dokumente të lidhura me hetimin. Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë mbajtur në paraburgim, akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, pjesmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim.


Shtuar 14.05.2024 21:16

Tags: