Ekzekutimi i efektivit në Fier/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: U zunë për kalimin në rrugë, dolën nga makina dhe…

Ngjarja e rëndë e një ditë më parë në Fier, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë 28-vjeҫari Novruz Cenalia, i ka tronditur të gjithë. Në makinë me Azgan Mërnica gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar, ishte edhe nëna e autorit.

Lidhur me këtë tragjedi, ka folur edhe nëna e autorit Ajete Mërnica, ku është shprehur se  se dy të rinjtë u konfliktuan, për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit.

Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve “mos, mos” disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has, por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës, lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.


Shtuar 14.05.2024 11:40