Pa prisni pak, Selena Gomez dhe Benny Blanco, drejt altarit?

Selena Gomez e ka deklaruar hapur dashurinë për të dashurin e saj Benny Blanco në rrjetet sociale.

Që prej momentit që e bëri publike lidhjen, Selena dhe Benny kanë folur gjithnjë me shumë dashuri për marrëdhënien e tyre dhe thuhet se tani kanë plane për t’u martuar. Këngëtarja dhe aktorja mendon se Benny është dashuria e jetës së saj.

Burimi anonim tha për Us Weekly se Selena mendon se Benny është i duhuri, pasi ai e bën të ndihet e sigurt dhe e lumtur.

“Ata të dy mendojnë se kanë gjetur personin me të cilin secili do të jetë përgjithmonë”. Burimi shtoi se të dy ata e kanë diskutuar martesën dhe nisjen e një familjeje.

“Ata kanë folur për martesën, për të pasur fëmijë dhe janë në të njëjtën mendje”, theksoi burimi, ndërsa zbuloi se Selena, e cila jeton në Kaliforni, po mendon të zhvendoset në New York, pranë partnerit të saj.

“Selena ka gjetur dashurinë e jetës së saj dhe po mendon që të stabilizohet”, përfundon personi anonim.

Javën e kaluar, Blanco foli për WSJ dhe tha se ai gradualisht ra në dashuri me Selena-n. producenti shtoi se ata kanë qenë miq prej një dekade.

“Është çmenduri se si partneri yt mund të jetë para syve të tu për një kohë shumë të gjatë dhe ti as nuk e vë re. Pastaj mendon: ‘Prit, kam rënë në dashuri’”, tha Benny.


Shtuar 14.05.2024 11:44